People at a trade fair

Shërbime për panaire dhe evenimente

Si plotësim shtesë të shërbimeve tona, që nga tani ofrojmë edhe shërbimin tonë mbarëbotëror të transportit të panaireve (në veçanti zhvillimin e koncepteve logjistike)

Shërbimet tona të panaireve (para, gjatë dhe pas panairit) duke marë parasysh dëshirat e klientëve tanë, pos tjerash përfshin edhe këto shërbime:

  • Mbledhja e mallrave të panairit tuaj nga vendi gjegjës
  • Transferime profesionale apo deponimi i përkohshëm në depot tona
  • Krijimi i dokumentacionit doganor Austriak të eksportit
  • Dërgesa profesionale me kamion
  • Dërgesa me orar përmes ngarkuesve te provuar apo vetë makinat tona
  • Dërgesa e mallrave të panairit në destinacion: Statuti i dorëzimit me orar
  • Kompletimi i të gjitha formaliteteve doganore në vendndodhje të panairit
  • Mbledhja, deponimi i përkohshëm, dhe kthimi i arkave bosh
  • Huazimi i makinave ngritëse (forklift) dhe stafit për montime ose/dhe çmontime
  • Mbledhja e aseteve nga vendi i panairit pas përfundimit
  • Çdo deponim të përkohshëm dhe ndihmë speciale në vendndodhje
  • Koordinimi i transportit të kthimit nga vendi i panairit deri deri në shtëpi, i zhdoganuar
  • Sigurimi i transportit për transportimin e shkuarjes, kthimit dhe gjatë periudhës së panairit

Punonjësi ynë, z. Manfred Hoffman, për vite me rradhë është i sukseshëm në industrinë e transportit të panaireve dhe zotëron “know-how”-in e nevojshëm si dhe ka kontante globale me të gjithë partneret kyç të shpedicionit të panaireve. Andaj, ne mund të parashikojmë dhe të organizojmë me lehtësi një menaxhim të transportit të tillë.

Për evenimentet të përmasave të mëdhaja jemi të përfaqësuar me delegacionin tonë në vendngjarje, për të garantuar trajtim të mallrave sipas orarit, zhvillimin e dokumentacionit doganor, kujdesin për mbarëvajtje të proçesit dhe për të qenë pikë kontakti për përfqësuesit tuaj.

Do të ishim shumë të lumtur, sikur në të ardhmen të punonim për ju dhe biznesin tuaj!

Specialisti juaj ju këshillon me kënaqësi:

Manfred Hoffmann
Manfred Hoffmann
Tel: +43 1 203 5885 – 24
Mobil: +43 664 240 80 60
E-Mail: manfred.hoffmann@mupsped.at